Sot dhjetë viteve më par me 14 Shtator të vitit 2009 u themelua Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkim. Për nder të kesaj dite  u organizua ceremonia e festimit të 10 vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi – Berne, Ostermundigen. Kryetari i shoqatës, z. Ajet Cervadiku, në fjalën e tij, pasi falënderoi anëtarët e komunitetit shqiptarë dhe komunën e Ostermundigen për mbështetjen, bëri një pasqyrë të aktiviteteve të zhvilluara ndër vite nga kjo shoqatë. Pjesëmarrës në ceremoni ishte dhe Kryetari i Komunës së Ostermundigen, z. Thomas Iten, anëtarë e aktivist të diasporës shqiptare. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të Ambasadës së RSH-së dhe Ambasadës së Kosovës në Bernë. Për nder të kesaj feste u shtrua një dark solemne me ushqime tradiconale shqiptare. Programi i pergaditur nga Shoqata dhe Shkolla Shqipe ne Ostermundigen ishte i begate me kenge dhe valle tradicionale shqipe. 

Foto nga pervjetori i 10 i shoqates. Klikoni mbi fotot dhe shikoni dy albumet e shoqates, ne googel Photos.

Kryetari i Ostermundigenit dhe Kryetari i shoqates Bashkimi

Torta e ditelindjes se Shoqates 

 

Fjalia hyrese e mbajtur nga Brikela Ndue

Nuk eshte hera e pare qe takohemi dhe mblidhemi ne nje vend si ky qe jemi sot, rrethuar me shqiptare nga vende te ndryshme, por edhe me  zvicerane qe na perkrahin dhe mbeshtesin gjithmone. Sot jemi se bashku per te festuar kete mbremje, per nder te10 viteve pune te palodhshme si dhe suksessin ne rrugen e pandalshme qe beri ajo per kultivimin dhe ruajtjen e kutlures dhe tradites Shqiptare. Eshte pra Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi ketu ne Ostermundigen.

Duke u nisur nga situata e atëhershme e mërgates ketu ne Ostermundigen ne -Bern dhe rrethinat  e saj, ku vetem ne Ostermundigen ishin mbi 100 familje Shqiptare nga te gjitha viset tona, ideja ishte te  formohej nje Shoqatë qe te bashkonte keto Familje. Qellimi i formimit të Shoqatës nga disa veprimtare, ishte që të gjendej një model i përshtashëm që ti bashkonte  shqiptaret, gjithmone duke menduar per te ecur ne te ardhmen me hapa te ngadalshëm por të sigurt.

Kështu dhe ndodhi ,u be bashkimi rreth Kultures, muzikes e Sportit, u ndihmuan te rinj dhe te reja ne Arsim duke ditur qe kjo do te kishte rëndesi të vecante per integrimin me te mire te Shqiptareve ketu ne Ostermundigen dhe rrethina. Duke u nisur nga thenia se per te mesuar nje gjuhe te huaj, se pari duhet te njohesh gjuhen tende, Shoqatai perkrahu dhe bashkepunoi ngushte me Shkollen Shqipe per mësimim plotesues. Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot si ne ditet e para.

Kuvendi i pare zgjedhor  u mbajt me 12.shtator.2009. Nga ky kuvend dolen strukturat udhëheqese te Shoqatës. Kryetari i pare u zgjodh Aasan Jashari, sekretar Hajdar Sadrija dhe Arkatar Refik Memeti.

Kurse tashë janë : Ajet Cërvadiku Kryetar, Ibrahim Bajraktaraj ,Arkatar Daut Aliu ,ndersa Udhëheqse e komisionit te gruas është Besa Krasniqi

Shoqata mënjehere filloi punen per afrimin e Familjeve  Shqiptare ne Shoqate ,dhe dergimi i Fëmijeve ne mësimin plotesues te gjuhes shqipe, dhe ky ishte suksesi pare.

Me fillimin e aktivitetve te ndryshme ,u angazhuan edhe persona te tjere ne shoqate si Ramiz Cizmolli, LamiI Istogu dhe Ajet Cervadiku duke filluar me mesimin ne Instrumente, vallezim dhe kendim per te rinj dhe te reja. Brenda nje kohe te shkurter, paralel me te gjitha keto aktivitete,  filloi edhe perkrahja e Femijeve ne detyrat dhe ushtrimet e shtepise per shkollen normale. Shumë Fëmijë u ndihmuan nga Aasan Jashari ne Matematike.

Shoqata ka qenë pjesmarrse  disa here ne Tregun Vjeshtor (herbsmärit)ne Ostermundigen,

Feston rregullisht Festen e Flamurit, festen 28.Nëntorit dhe  Pavarësine e Kosovës, 7 marsin diten e Mësuesve  dhe 8 Marsin diten e Gruas. Rendesi te vecante i eshte kushtuar Rinis dhe sportit. duke u organizuar 3 mini turne te futbollit.

Ne 2014 shoqata ishte pjesmarrese ne Ekspoziten BESA me teme “shpetimi i Hebrenjeve nga shqiptaret”. ku komisioni i gruas pergatiti nje Apero  ku ishin  me shumë  se 100 Pjesmarrës te pranishem.

Po ashtu ,cdo Dhjetor vjen babagjyshi qe flet shqip, dhe sjell dhurata per te gjithe femijet.

Ne Qershor se bashku me shkollen Shqipe u festua Festa e Abetares, duke qene keshtu ne cdo aktivitet se bashku.

Shoqata ishte e pranishme ne organizimin nga Ministria e Diaspores ne Zürich dhe Gjeneve . Televizioni Zviceran SRF 2 si edhe ai SRF kane qene mysafiret tane

Shoqata ka nje bashkëpunim te mire edhe me tre Ambasadat tona ne Bern, vlen te permendet se ne qdo Aktivitet kemi te pranishem Zyrtar nga Ambasadat.

 

Eksiston njei bashkëpunim i ngushte me RTV SYRI BLUE duke qene Pjesmarrës disa here ne Emisionet e tyre.

Po ashtu kemi bashkëpunim edhe me Altin Markun dhe Emisionin e tij   “Fol Shqip”

Nga rtsh emsisioni URA me Artur Bejzade

Ne fund lind pyetja? a do te ishte e mundur që te beheshin te gjitha keto vetem pa ndihmen e te tjereve? Sigurisht qe jo. Përkrahja dhe mbeshtetja  e Anetaresise dhe e Komunës se Ostermundigenit, bëne qe te realizohen qëllimet per te cilat shoqata eshte zotuar ne ditet e  para te themelmimit te saj.