Aktivitete të shumta të Shoqatës dëshmohen përmes fotografive të bëra gjatë organzimieve të ndryshme të festave, shfaqjeve, koncerteve, garave sportive etj.

Shoqata me këngë dhe valle ka përcjell klubin futbollistik Prishtina me rastin e ngritjes ne një Rang Kantonale më Lartë.

Më poshte mund të gjeni foto nga ngjarje të ndryshme të organizuara nga Shoqata jonë si dhe aty ku kemi marrë pjesë:

 
Nëntor, 2023
Një mbrëmje e përbashkët dhe shumë e veçantë me nënat e nxënësveShkolla Shqipe Ostermundigen Bern, që gjithmonë i edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë, gjuhës amtare dhe kulturën shqiptare, si dhe gratë aktive në kryesinë e Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi.
 
Nëntor, 2023
“Shoqëria fillon me të drejtat e gruas” organizuar më 04.11.23 në Bern nga Women Alb World ( WAW)
Mes personaliteteve nga të gjitha bota dhe fusha të ndryshme, u vlersuan pofile të grave frymëzuese këtë herë nga Zvicra dhe u diskutua mbi tre shtyllat e shërbimeve që WAW ka krijuar .
1-Mbrojtjen e gruas;
2-Edukim-integrimin e saj;
3-Gruan sipërmarrëse në biznes.
 
Shtator, 2023
Vizitë muzeut historik të Lidhjes së Prizrenit, nga përfaqësuese të Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern & Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi
Një falenderim të veçantë për bluzat e dizajnuara si dhuratë nga MARDESIGN: Besim AbdullahuHeroina Zeka Abdullahu!
 
Shtator, 2023
Clean-up-day në Ostermundigen më 16.09.2023
Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi bashkë me Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern dhe Këshillin Komunal e znj. Maya Weber Hadorn, kryetarin e komunës së Ostermundigenit z. Thomas Iten, si dhe shumë vullnetarë, mblodhëm bashkë 89 kilogram mbeturina, në këtë ditën internacionale ‚Clean Up Day‘.
Faleminderit komunës së Ostermundigenit dhe Oliver Wehrmuth për organizimin!
 
Shtator, 2023
Më 9 shtator, në Bern u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë (Albanian Engieering of Switzerland) ku Z. Rexhep Gashi si President pas nje dekade dorëzoi detyrën me zgjedhje te lira demokratike tek bordi i ri inxhinierik. Z.Gashi u shpall President nderi nga BE i AES-t.
Prezentuesja e mrekullueshem Blerta Morina prezantoi ushtruesit te ri te detyrave:
Presidenti i ri, ing. Mentor Ilazi, nënkryetarit FR ing. Enver Halilaj , Nënkryetarit AL Ing. Kushtrim Ajvazi. Bordit Ekzekutiv i urojm plot suksese dhe punë të mbar.
 
Shtator, 2023
Festa e komunës MUNDIGE FESCHT, mblodhi qytetarët, shoqatat dhe shkollat e mësimit plotësues për të festuar së bashku. Ndër të gjitha gjuhët dhe kulturat, ishte Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern & Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi, që përcollën tek publiku:
– Kori i nxënësve të shkollës shqipe në Ostermundigen.
– Recitalin nga nxënësit e nivelit të tretë ,,Jeta” të Gonxhe Bojaxhiut/Nëna Terezë.
– Kori i nënave të nxënësve
– Kërcim balet nga nxënësja Tara, nën melodinë ,,Baresha” të Nexhmije Pagarushës.
– Valle popullore shqiptare nga vallëtaret e shoqatës.
Këngëtarët dhe instrumentalistët e palodhur që veprojnë në kuadër të shoqatës.
– Ushqime tradicionale shqiptare të përgaditura nga familjet shqiptare.
 
Korrik, 2023
„Youth meet up“ (të rinjtë takohen)
Emocion, dashuri e mallëngjim.
 
 
Qershor, 2023 
Foto nga Festa e Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern e Semimaturës dhe e Abetares
 
Maj, 2023
Shënimi i 14 Majit – Dita e Nënës
“Një nënë e mirë vlenë sa njëqind mësues”
 
Prill, 2023
Një ditë e paharruar në Piknik me nxënësit, prindërit dhe mësuesen e Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern si dhe kryesinë e Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi.
 
Mars, 2023
Në Ostermundigen të Zvicrës u shënua ndryshe dita ndërkombëtare e gruas dhe dita e mësuesit shqiptar.
SHKSH Bashkimi në bashkëpunim me Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas me fokus të veçantë, sensibilizimin e komunitetit tonë, për të promovuar vlera.
E drejta e gruas dhe forcimi i rolit të saj në shoqëri, ishte qëllimi kryesor i këtij manifestimi.
Promovimi i vlerave kombëtare dhe artizanateve, ishte sinonim i këtij manifestimi. Krijimtaria e femrës shqiptare, përmes fotografise, pikturës dhe punës së dorës nga kreatoret femra, e zbukuroi skenën.
Temat që u trajtuan, kishin të bëjnë me sakrificën e gruas ndër shekuj, por edhe në ditët e sotme.
Pos barazisë gjinore, u trajtuan edhe temat si ajo e dhunës ndaj gruas, e drejta e trashëgimisë, diskriminimi në baza gjinore, e deri te privimi nga jeta e gruas.
Mos të harrojmë, që një pjesë e femrës shqiptare akoma nuk gëzon të drejtat elementare në familje.
E drejta për pronë dhe ajo e trashegimisë, nuk ka arritur akoma aty ku duhet të ishte.
Shoqëria patriarkale vendos akoma për fatin e saj.
Familjet tona ende u gëzohen më shumë lindjes së një djali se sa një vajze.
Morali në familje shpesh herë matet vetem nga sjelljet e femrës, e jo nga ajo e meshkujve.
Ky koncept i të shënuarit të kësaj dite në këtë formë, është thirrje për të gjithë shoqatat dhe insitucionet tjera në Atdhe dhe në mërgatë, ku shpresojmë t‘i përgjigjen kësaj thirrje.
 
 
Shkurt, 2023
Nën organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, u kremtua 17 Shkurti – 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
 
Janar, 2023
Kori i nënave të nxënësveShkolla Shqipe Ostermundigen Bern, gjatë ushtrimeve dhe përgatitjes me rastin e festës së Pavarësisë.
 
Dhjetor, 2022
Darka e fundvitit me prindërit e nxënësve të Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern.
 
Dhjetor, 2022
 
Dhjetor, 2022
Babagjyshi i Vitit të Ri
Edhe këtë vit Babagjyshi shqiptar i Vitit të Ri nga trojet shqiptare i vizitoi dhe i solli dhurata fëmijëve të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe të Shkollës Shqipe në Ostermundigen.
 
28 Nëntor, 2022
Manifestimi i 28 Nëntorit në Ostermundigen, Bern. Organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern.
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim dhe pjesëmarrje!
Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, falënderojnë përzemërsisht ndërmarrjen MARDESIGN nga Prishtina, për dhuratën që ka punuar enkas për ne, dhe na ka dërguar, dy Roll Up-at, të dizajnuar bukur dhe me një cilësi të lartë.
Ishte kënaqësi që i kishim në mesin tonë miqtë tanë, ponarët e ndërmarrjes MARDESIGN, Heroina Zeka Abdullahu dhe Besim Abdullahu, në festën e Abetarës, mbajtur në qershor të këtij viti në Ostermundigen.
Prania e tyre bëri që të shohin dhe vlerësojnë bashkëorganizimin mes shkollës dhe shoqatës, dhe menduan për këtë gjest shumë simpatik.
Pjesëmarrja e tyre në festë dhe dhurata që e pranuam, do të mbetet një kujtim shumë i bukur nga atdheu.
Faleminderit!