Të nderuar anëtarë, miq, simpatizant të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi.
Gëzuar 14 vjetorin e themelimit!
Më 12.9.2009 u themelua shoqata me qëllim që të i bashkojë komunitetin shqiptarë, me prejardhje
nga të gjitha trevat shqiptare. Qëllimi i shoqatës dhe vet aktivitetet tregojnë që është në shërbim të tyre dhe shërbenë si platformë për ruajtjën e kulturës, traditës dhe gjuhës amtare.
Shkolla shqipe në Ostermundigen dhe bashkëpunimi mes nesh, ka dëshmuar që nga themelimi i shoqatës sonë, si institucioni më i rëndësishëm i shoqatës.
Kryesia e SHKSH Bashkimi