S T A T U T I
 
SHOQATA  KULTURORE  SHQIPTARE  ,,BASHKIMI”
 
OSTERMUNDIGEN
 
 
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME       
 
Neni 1 
 
1.1.   Emri i Shoqatës është: „SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE – BASHKIMI“ – në tekstin e
mëtejmë Shoqata.
1.2.  Shoqata është bashkim i  lirë dhe i pavarur i qytetarëve shqiptarë dhe të tjerë. 
1.3.  Shoqata  nuk   ushtron  veprimtari  fitimprurëse  dhe  vepron  në  përputhje  me  nenin  60  
të  Kodit Civil Zviceran. 
1.4.  Selia e Shoqatës është në Komunën e Ostermundigenit, Kantoni i Bernit. 
1.5.  Shoqata  ka statutin dhe logon e vet. 
 
II. QËLLIMI DHE FORMAT E VEPRIMTARISË SË SHOQATËS 
 
Neni 2 
 
2.1.  Shoqata krijohet dhe vepron duke patur si qëllim themelor të bashkojë potencialin kulturor
shqiptar në Ostermundigen dhe më gjërë dhe atë ta vëjë në shërbim të çështjes kombëtare
si dhe integrimin në shoqërinë Zvicerane.  
 
a)  Këto  synime  ajo  i  sendërton  nëpërmjet  organizimit  dhe  zhvillimit  të veprimtarive
kulturore, arsimore, artistike, sportive, etj.
b)  Për  të  realizuar  programin  e  saj,  Shoqata  është  e  hapur  dhe  bashkëpunon  me të
gjithë përfaqësuesit  e  ligjshëm  të  shqiptarëve në trevat etnike, me përfaqësuesit komunal
e më gjërë të shtetit Zviceran si dhe me subjektet apo shoqatat e organizuara shqiptare në
Zvicër dhe shoqatat simotra. 
 
 
III.    ANËTARËSIMI DHE HUMBJA E ANËTARËSISË  
 
Neni 3      
 
3.1.  Anëtar  i  SHKSH “BASHKIMI”  mund  të  jetë  çdo  qytetarë  që  pranon statutin,  paguan
kuotizacionin  e anëtarësisë dhe kontribuon në mbarëvajtjen e punës së shoqatës. 
 
3.2.  Kuvendi mund të shpallë anëtarë nderi personat që kanë merita të posaçme për
mbarëvajtjen e punës, apo ata që me anëtarësimin e tyre i bëjnë nder shoqatës. 
 
3.3.  Shuarja e anëtarësisë bëhet: 
 
a)    me vdjekjen e anëtarit.
b)  me  dëshirën  për  t’u  larguar  prej  shoqatës. 
c)  nëse anëtari nuk ka paguar kuotizacionin vjetor  ( 2 vjet )
d)  pezullimi i anëtarit me vendim të kryesisë. 

 

  1. TË DREJTAT DHE DETYRAT E ANËTARËVE TË SHOQATËS  Neni 4      

    4.1.  Anëtari i shoqatës ka të drejtën: 
     
    a)  të marrë pjesë në seancat e rregullta dhe të jashtëzakonshme të kuvendit të shoqatës. 
    b)  të  shprehë  lirshëm  mendimin  rreth  çështjeve  përkatëse  në  kuadrin  e  programit 
    dhe të statutit të shoqatës. 
    c)  të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet e shoqatës. 
    d)  të jetë bartës i veprimtarive të shoqatës. 
     
    4.2.  Përgjegjësia e anëtarëve: 
    Anëtarët e shoqatës duhet të respektojnë kodeksin e shoqatës, në të kundërtën i
    nënshtrohen procedurës për përjashtim nga ajo. 
     
    a)  Anëtari i  cili me deklaratat dhe sjelljet e tij e pengon mbarëvajtjen  e punës së shoqatës, i
    nënshtrohet  përgjegjësisë disiplinore para kryesisë e cila në rast nevoje bën pezullimin e tij
    në bazë të nenit 3.3. pika d. të stautit të shoqatës. 
     
     
    V.   ORGANET E SHOQATËS  
     
    Neni 5      
     
    5.1.  Organet  e shoqatës janë:  
    a)  Kuvendi i shoqatës 
    b)  Kryesia 
    c)  Komisioni i kontroll-revizionit 
    d)  Komisione të ndryshme  
     
    5.2.  Organet e shoqatës (pika b. dhe c.), për punën e tyre i përgjigjen kuvendit të shoqatës
    kurse pika d. i pergjigjet Kryesisë. 
     
    VI.   KUVENDI I SHOQATËS 
     
    Neni 6   
     
    6.1.  Kuvendi i shoqatës është organi më i lartë i SHKSH ”BASHKIMI”. Ai përbëhet nga të
    gjithë anëtarët.  
       Të drejtat e patjetërsueshme të kuvendit të shoqatës janë: 
    a)  miratimi ose ndryshimi i statutit. 
    b)  zgjedhja e kryesisë me mandat dyvjeçar. 
    c)  zgjedhja e komisionit të kontroll-revizionit, poashtu me mandat dyvjeçar
    d)  miratimi i veprimtarisë financiare, buxhetit vjetor dhe raportit vjetor të komisionit të 
    kontroll-revizionit. 
    e)  shkarkimi i kryesisë dhe komisionit të kontroll-revizionit. 
    f)  caktimi i kuotizacionit vjetor të anëtarësisë. 
    g)        marrja e vendimeve për çështje që nuk përfshihen në kompetencat dhe të drejtat e 
    organeve të tjera të shoqatës. 

​6.2.  Kuvendin e shoqatës e  drejton kryetari i kryesisë ose në mungesë  të tij, njëri nga anëtarët
e kryesisë. Për raste të veçanta,kuvendi mund të caktojë drejtuesin e vet enkas për
mbledhjen përkatëse.
 
 
6.3.  Kuvendi i rregullt i shoqatës mbahet çdo dy vjet. 
Kuvendi i jashtëzakonshëm i shoqatës mund të thirret në rast se 1/3 e anëtarëve i
paraqesin kërkesën kryesisë.  
6.4.  Vendimet  e  zakonshme  të  kuvendit  merren  pasi  për  to  ka  votuar  shumica  absolute  e
pjesëmarrësve.  Ndërsa  vendimet për  ndryshimin  e  statutit  dhe  për  shpërndarjen  e
shoqatës  duhet të merren me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm.  
6.5.  Zgjedhja dhe emërimi i të gjitha organeve të shoqatës bëhet me vota të fshehta. 
 
Neni 7       
 
VII  KRYESIA 
 
7.1.  Kryesia përbëhet nga kryetari, sekretari, arkëtari dhe dhjetë anëtarë.
7.2.  Kryesia, në  mbledhjen e saj të  parë  emëron kryetarin,  sekretarin,  arkëtarin dhe 
cakton detyrat për secilin anëtar. 

7.3. Kryesia e ngushte dhe kryetaret e komisioneve zgjidhen me mandat dyvjeçar. Anëtarët e zgjedhur kane te drejte rizgjedhje vetem nje here.  Në rast dorëheqjeje të anëtarit të kryesisë, zgjidhet  anëtar i ri nga kryesia.

7.3.1 Mundesisht gjate zgjedhjeve te anetareve te kryesise te jenë te perfshire qytetare nga te gjitha trojet shqiptare.
7.4.  Mbledhjen e kryesisë kanë të drejtë ta thërrasin kryetari ose të paktën tre anëtarë të saj. 
7.5.  Vendimet e kryesisë janë të vlefshme vetëm kur është e pranishme shumica e
anëtarëve të saj.  
7.6.  Kryesia  harton regulloren e brendshme të funkcionimit të shoqatës dhe projekt- programin
e saj periodik. 
7.7.  Në funkcion të shoqatës, me aprovim të kryesisë mund të bëhen aplikime për
projekte të ndryshme
Për veprimet financiare në emër të shoqatës, personat e autorizuar për të nënshkruar  
  me  të drejtë kolektive janë arkëtari dhe dy anëtarë të kryesisë. 
 
Neni 8 
 
VIII  KOMISIONI I KONTROLL –  REVIZIONIT 
 
8.1.  Kuvendi i përgjithshëm cakton komisionin e kontroll-revizionit që përbëhet prej 3 anëtarëve,
të cilët edhe i zgjedh vet. 
 
Neni 9     
 
IX  KOMISIONE  TË NDRYSHME
 
9.1  Komisionet e ndryshme të shoqatës janë:
 
a)   Komisioni për arsim, kulturë, aini dhe sport
b)   Komisioni për integrim
c)   Komisioni gruas
d)   Komisioni për informim

9.2  Komisionet  zgjedhen nga kryesia.
9.3  Kryetari i komisionit është edhe anëtarë i kryesisë.
9.4  Numri i anëtarëve të komisionit është i pakufizuar, mvaret nga aktiviteti dhe shtrirja e tij.
9.5 Komisionet kane te drejte te organizojne aktivitete te ndryshme, psh. Kurse apo aktivitete sportive, muzikore dhe edukative. Udheheqesit e ketyre aktiviteteve zgjidhen nga kreysia, dhe ate se paku 2 anetare me te drejta dhe pergjegjesi te njejta.
9.6  Programi i punës i formuluar nga komisionet duhet të aprovohet nga kryesia e shoqatës.  
 
9.7  Veprimet që bien në kundërshtim me programin dhe statutin e shoqatës dhe veprimet pa
vendimin e kryesisë janë të dëmshme për shoqatën prandaj kryesia me shumicë votash ka
të drejtë të pezulloi punën e komisionit dhe të shkarkoi udhëheqësinë e saj. 
 
 
Neni 10       
 
X  MJETET FINANCIARE
  
10.1.  Burimet financiare janë: 
a)  kuotizacionet e anëtarëve. 
b)  dhuratat dhe trashëgimet  nga personat fizikë e juridikë të destinuara për mbarëvajtjen e
punës së shoqatës. 
c)  të ardhurat që sigurohen nga shfaqjet, veprimtaritë sportive e të tjera. 
 
10.2.  Të gjitha këto burime derdhen në xhirollogarinë e shoqatës.
 
 
Neni 11 
 
XI   SHUARJA E SHOQATËS
 
11.1  Shuarja e veprimtarisë së shoqatës bëhet me vendim të Kuvendit. 
 
 
Neni 12 
 
XII  DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
 
12.1.  Ky statut është miratuar nga Kuvendi themelues i rregullt me datë 12 shtator 2009 
dhe hyn në fuqi ditën e regjistrimit të shoqatës në organet përkatse.
 
12.2.  Revidimi  u realizua në Kuvendin e dytë të punës të mbajtur më 1.09.2018. 
 
 
Ostermundigen, 01.01.2022          
  
  
Kryetar                                                Sekretar                                            Arkëtar  
            
 
Sead Surdulli                                 Ibrahim Bajraktari                          Bashkim Gashi