Aktivitete të shumta të Shoqatës dëshmohen përmes fotografive të bëra gjatë organzimieve të ndryshme të festave, shfaqjeve, koncerteve, garave sportive etj.
Shoqata me këngë dhe valle ka përcjell klubin futbollistik Prishtina me rastin e ngritjes ne një Rang Kantonale më Lartë.
Më poshte mund të gjeni foto nga ngjarje të ndryshme të organizuara nga Shoqata jonë si dhe aty ku kemi marrë pjesë:
Korrik, 2024 Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI Bern, me 2 Korrik 2024, e zhvilloi kuvendin e 7-të Zgjedhor, ndërkaq me 7 Korrik e mbajti mbledhjen e parë kryesia e gjerë, ku Arbenita Zeka Surdulli u zgjodh Kryetare e Sh.K.Sh Bashkimi Bern, Merita Mustafa Sekretare, ndërkaq Sabedin Selmani, Arkëtar.
Gjithashtu u zgjodhën edhe udhëheqësit e katër komisioneve, komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që do të udhëhiqet nga Xhemail Murtishi, Këngëtar, komisionin për Integrim do ta udhëheq, Korab Rashiti, Deputet kantonal në Bern, Dr. Alida Ramaj do ta drejtoj komisionin për Informim, ndërkaq komisionin e Gruas do ta udhëheq, Teuta Gashi Kryeziu, Pedagoge sociale.
Maj, 2024 Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI të shtunen më 04.05.2024 në restaurant Schützenstube Schliern Köniz organizoi Eventin ku ishin të ftuar anëtaresia në shenjë falenderimi. Falenderime të mëdha për fotografitë e mrekulluara Fotografit z. Granit dhe Ejdina Merseli, të cilët jan edhe anëtarë në shoqatës. Për pjesën artistike u përkujdesën Sead Rexhepi, Mikel Hasanaj dhe Blerim Ramadani.
Maj, 2024 Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI te shtunen 04.05.2024 ne restaurant Schützenstube Schliern Köniz organizoi Eventin ku ishin te ftuar antaresia ne shenj falenderimi.
Mars, 2024 Bashkë me nënat e nxënësve dhe përfaqësueset e kryesisë së shoqatës, në një takim më ndryshe për të planifikuar rreth aktivitetet e rradhës dhe për të shënuar dy datat e rëndësishme: 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin-Ditën e Nënës.
Shkurt, 2024 Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI në festën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2024 mirënjohu këngëtarin z. Xhemail Murtishi për kontributin e tijë madhor dhënë SHKSH BASHKIMI për vite e vite të tëra.
Paraqitja me një aktivitet të larmishëm kulturor e festiv, para shqipëtarve nga Shqipëria, Kosova/Dardania, Maqedonia e V./ Ilirida, Lugina, Malësia, Sanxhaku, Çamëria e Kalabria.
Me pjesëmarrje na nderuan edhe dy Ambasadorët;
Shkëlqësia e Tijë z. Mustafa Nano, të cilit i uruam mirë se ardhje në Bern si Ambasador i Repuklikës së Shqipërisë.
Ekscelencën e Tijë, Ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli Kryesia
e SHKSH BASHKIMI-t e falenderoi për koperim dhe bashkpunim shembullor me të gjithë shqipëtarët në Zvicër pa dallim krahinor.
Shkëlqësia e Tijë Ambasadori i Republkës të Maqedonisë së Veriut z. Rexhep Demiri na uroj një festë të mbarë dhe pamundësi që kësaj here të marre pjesë te ne dhe u çlajmërua personalisht.
Sekretari i Ambasadës të Republikës së Shqipërisë z. Valon Gashi nga Prekazi legjendar na uroj gjitha të mirat për festën e Pavarësisë.
Kordinatorja e Lapsh Bern znj. Saime Isufi në fjalimin e saj ndër të tjerat përgëzoi për bashkpunimin e pashembullt në mes të SHKSH Bashkimi dhe shkollës shqipe në Ostermundigen.
Këngëtarët e nderuar z. Xhemail Murtishi , z. Sead Rexhepi përformuan si gjithëher plotësishtë në mënyrë vullnetare, ndaj ata këtë kotribut e shohin si obligim kombëtar, poashtu edhe Muzicienti z. Mikel Hasanaj nga Diaspora Muzike.
Njëjtë dhe pa asnjë kushtë edhe Gazetari i nderuar z. Kasam Selimi nga radiovala.com si dhe fotografja e nderuar znj. Zogëza Haradini raportuan dhe dokumetuan këtë ngjarje madhore.
Dhjetor, 2023 Porosi e mirë për prindërit që ti dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, nga më të mirët aktorë shqiptarë në mërgatë,,Grupi Aktrimi”, gjatë mbrëmjes festive të pritjes së Gjyshit të Vitit të Ri, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi; Pjesëmarrës nxënësit dhe prindërit e Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern
Një mbrëmje e përbashkët dhe shumë e veçantë me nënatenxënësve të Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, që gjithmonë i edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë, gjuhës amtare dhe kulturën shqiptare, si dhe gratë aktive në kryesinë e Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi.
“Shoqëria fillon me të drejtat e gruas” organizuar më 04.11.23 në Bern nga Women Alb World ( WAW)
Mes personaliteteve nga të gjitha bota dhe fusha të ndryshme, u vlersuan pofile të grave frymëzuese këtë herë nga Zvicra dhe u diskutua mbi tre shtyllat e shërbimeve që WAW ka krijuar .
Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi bashkë me Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern dhe Këshillin Komunal e znj. Maya Weber Hadorn, kryetarin e komunës së Ostermundigenit z. Thomas Iten, si dhe shumë vullnetarë, mblodhëm bashkë 89 kilogram mbeturina, në këtë ditën internacionale ‚Clean Up Day‘.
Faleminderit komunës së Ostermundigenit dhe Oliver Wehrmuth për organizimin!
Më 9 shtator, në Bern u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë (Albanian Engieering of Switzerland) ku Z. Rexhep Gashi si President pas nje dekade dorëzoi detyrën me zgjedhje te lira demokratike tek bordi i ri inxhinierik. Z.Gashi u shpall President nderi nga BE i AES-t.
Prezentuesja e mrekullueshem Blerta Morina prezantoi ushtruesit te ri te detyrave:
Presidenti i ri, ing. Mentor Ilazi, nënkryetarit FR ing. Enver Halilaj , Nënkryetarit AL Ing. Kushtrim Ajvazi. Bordit Ekzekutiv i urojm plot suksese dhe punë të mbar.
Të gjitha këto u përjetuam dje në organizimin e bërë nga Asociacioni Qytetar Bujanoci, me rastin e takimit të të rinjëve të diasporës dhe atyre nga Bujanoci.
Në Ostermundigen të Zvicrës u shënua ndryshe dita ndërkombëtare e gruas dhe dita e mësuesit shqiptar.
SHKSH Bashkimi në bashkëpunim me Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas me fokus të veçantë, sensibilizimin e komunitetit tonë, për të promovuar vlera.
E drejta e gruas dhe forcimi i rolit të saj në shoqëri, ishte qëllimi kryesor i këtij manifestimi.
Promovimi i vlerave kombëtare dhe artizanateve, ishte sinonim i këtij manifestimi. Krijimtaria e femrës shqiptare, përmes fotografise, pikturës dhe punës së dorës nga kreatoret femra, e zbukuroi skenën.
Temat që u trajtuan, kishin të bëjnë me sakrificën e gruas ndër shekuj, por edhe në ditët e sotme.
Pos barazisë gjinore, u trajtuan edhe temat si ajo e dhunës ndaj gruas, e drejta e trashëgimisë, diskriminimi në baza gjinore, e deri te privimi nga jeta e gruas.
Mos të harrojmë, që një pjesë e femrës shqiptare akoma nuk gëzon të drejtat elementare në familje.
E drejta për pronë dhe ajo e trashegimisë, nuk ka arritur akoma aty ku duhet të ishte.
Shoqëria patriarkale vendos akoma për fatin e saj.
Familjet tona ende u gëzohen më shumë lindjes së një djali se sa një vajze.
Morali në familje shpesh herë matet vetem nga sjelljet e femrës, e jo nga ajo e meshkujve.
Ky koncept i të shënuarit të kësaj dite në këtë formë, është thirrje për të gjithë shoqatat dhe insitucionet tjera në Atdhe dhe në mërgatë, ku shpresojmë t‘i përgjigjen kësaj thirrje.
Ishte kënaqësi që i kishim në mesin tonë miqtë tanë, ponarët e ndërmarrjes MARDESIGN, Heroina Zeka Abdullahu dhe Besim Abdullahu, në festën e Abetarës, mbajtur në qershor të këtij viti në Ostermundigen.
Prania e tyre bëri që të shohin dhe vlerësojnë bashkëorganizimin mes shkollës dhe shoqatës, dhe menduan për këtë gjest shumë simpatik.
Pjesëmarrja e tyre në festë dhe dhurata që e pranuam, do të mbetet një kujtim shumë i bukur nga atdheu.