ZVICËR, SHOQATA KULTURORE “BASHKIMI” FESTOI 28 NËNTORIN
Me një program të larmishëm artistik dhe në bashkëpunim me Shkollën Shqipe në Ostermundigen ata i ofruan publikut emocione dhe atmosferë atdheu.
Tash e shumë vite kryetari i kësaj shoqate, Ajet Cervadiku, rreth vetës ka mbledhur një numër të madh instrumentistësh dhe këngëtarësh, të cilët çdo javë punojnë me fëmijët shqiptarë duke u trashëguar atyre dashurinë për tingullin burimor shqip.
Ne këtë festë mysafirë i ftuar ishte edhe Shoqata “Atdheu” nga Tuni. Në këtë frymë bashkëpunimi po synohet lidhja sa më e fortë e fëmijëve dhe e komunitetit shqiptar në e Bernë.










