Nën organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern
331954286_1450218229131003_5598706023991153648_n
Nën organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, u kremtua 17 Shkurti – 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Shoqata u paraqit me një program të pasur artistik nën udhëheqjen e Koreografit z.
Ramiz Cizmoli. Shkolla u paraqit poashtu me një program shumë të pasur, me recitale, pjesë teatrale dhe këngë kori.
Kënaqësi dhe privilegj të jesh në mesin e bashkëkombasve që dëshirojnë të i kultivojnë vlerat, kulturën tonë të pasur e gjuhën tonë të bukur shqipe.
Këngëtarët Xhemail Murtishi, Sead Rexhepi, Ibish Shala dhe Teki Zulfija u përkujdesën me shumë përkushtim për këngët e mirëfillta shqipe e bashkë me këta performuan duke shkëlqyer këngëtarët, instrumentalistet e rapsodët; Amir Asani, Goni Viki, Abedin Bimbashi, Oliver Dushi, Bajram Sopi, Mirsim WB, Asani Jasmina, Asani Samira, Gentian Surdulli dhe kori i nënave së shkollës shqipe Ostermundigen BE.