Aktivitete të shumta të Shoqatës dëshmohen përmes fotografive të bëra gjatë organzimieve të ndryshme të festave, shfaqjeve, koncerteve, garave sportive etj.
Shoqata me këngë dhe valle ka përcjell klubin futbollistik Prishtina me rastin e ngritjes ne një Rang Kantonale më Lartë.
Më poshte mund të gjeni foto nga ngjarje të ndryshme të organizuara nga Shoqata jonë si dhe aty ku kemi marrë pjesë:
Shtator, 2025
Një herë në vit tia falim një të shtunë ambjentit nuk dëmtohet askush, përkundrazi i jep emër origjinës dhe kulturës shqiptare.
Faleminderit çdo anëtari tē SHKSH BASHKIMI-BERN që na mundësoni të bëhemi të dukshëm edhe me kontributin tonë.
Shtator, 2025
Të vegjël, por krenar për simbolet kombëtare. Për ata duhet kontribuar në cdo kohë e vend.
Prill, 2025
Mbasdite në Morges me rastin e Festivalit të Tulipanëve. Një mbasdite buzë liqenit, në bukurinë e Tulipanëve dhe natyrës mbresëlënëse për gratë që ju bashkuan udhëtimit të organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi Bern. Një udhetim që u shoqërua me shumë të qeshura dhe biseda të këndshme. Faleminderit secilës prej jush që ndamë kohë cilësore bashkë.
no images were found
Shkurt, 2025
Pavarësia e Kosovës u festua në Ostermundigen, Bernë, nga shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme. Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi vuri në qendër të vëmendjes kulturën, traditat dhe historinë e popullit tonë.
Mirëseardhje të veçantë morën znj. Shukrije Ramadani, përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Bernë, si dhe znj. Samie Isufi nga LAPSH Bern. SHKSH BASHKIMI prezantoi gjithashtu artistë të rinj të talentuar si Tara, Johanna dhe Dorina.
Muzikë live nga Xhemail Murtishi, Sead Rexhepi, Blerim Ramadani, Oliver Dushi, Mikel Hasanaj dhe orkestruesit. Fotografët e talentuar Granit Merseli dhe Kasam Selimi fiksuan momente të paharrueshme. Të apasionuarit pas librave patën mundësi të bisedonin me avokaten Lida Dautaj, mësuesin Lirim Begzati dhe Dr. Mirela Duka-Xoxi.
Kryetarja e SHKSH BASHKIMI, znj. Arbenita Zeka-Surdulli, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i ftoi të bëhen pjesë e komunitetit për të promovuar atdheun dhe kulturën tonë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e festës!
GËZUAR PAVARËSINË, KOSOVA I DO BIJTË DHE BIJAT E SAJ NË DIASPORË!
Korrik, 2024
Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI Bern, me 2 Korrik 2024, e zhvilloi kuvendin e 7-të Zgjedhor, ndërkaq me 7 Korrik e mbajti mbledhjen e parë kryesia e gjerë, ku Arbenita Zeka Surdulli u zgjodh Kryetare e Sh.K.Sh Bashkimi Bern, Merita Mustafa Sekretare, ndërkaq Sabedin Selmani, Arkëtar.
Gjithashtu u zgjodhën edhe udhëheqësit e katër komisioneve, komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që do të udhëhiqet nga Xhemail Murtishi, Këngëtar, komisionin për Integrim do ta udhëheq, Korab Rashiti, Deputet kantonal në Bern, Dr. Alida Ramaj do ta drejtoj komisionin për Informim, ndërkaq komisionin e Gruas do ta udhëheq, Teuta Gashi Kryeziu, Pedagoge sociale.
no images were found
Maj, 2024
Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI të shtunen më 04.05.2024 në restaurant Schützenstube Schliern Köniz organizoi Eventin ku ishin të ftuar anëtaresia në shenjë falenderimi.
Falenderime të mëdha për fotografitë e mrekulluara Fotografit z. Granit dhe Ejdina Merseli, të cilët jan edhe anëtarë në shoqatës.
Për pjesën artistike u përkujdesën Sead Rexhepi, Mikel Hasanaj dhe Blerim Ramadani.
Maj, 2024
Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI te shtunen 04.05.2024 ne restaurant Schützenstube Schliern Köniz organizoi Eventin ku ishin te ftuar antaresia ne shenj falenderimi.
Mars, 2024
Bashkë me nënat e nxënësve dhe përfaqësueset e kryesisë së shoqatës, në një takim më ndryshe për të planifikuar rreth aktivitetet e rradhës dhe për të shënuar dy datat e rëndësishme: 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin-Ditën e Nënës.
no images were found
Shkurt, 2024
Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI në festën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2024 mirënjohu këngëtarin z. Xhemail Murtishi për kontributin e tijë madhor dhënë SHKSH BASHKIMI për vite e vite të tëra.
Shkurt, 2024
Festuam së bashku me kolege të Lapsh Bern, prindër, nxënës, aktivist të Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi si dhe me nxënës që e kanë përfunduar Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern.
Të bashkuar jemi më të suksesshëm.
no images were found
Shkurt, 2024
Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi në bashkëpunim të ngushtë me „Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern“ në krye me mësuesën Ida Jashari shënoj e festoj ditën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës „17 Shkurtin.“ Pikërisht më datën 17. Shkurt 2024!
Porosi e mirë për prindërit që ti dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, nga më të mirët aktorë shqiptarë në mërgatë,,Grupi Aktrimi”, gjatë mbrëmjes festive të pritjes së Gjyshit të Vitit të Ri, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi; Pjesëmarrës nxënësit dhe prindërit e Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found
no images were found























