Bern, 16 dhjetor 2025 Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Bern mbajti me sukses Kuvendin e saj të 8-të Zgjedhor, ku u bë raportimi i punës dhe aktiviteteve të kryesisë së deritanishme, si dhe u zhvillua procesi zgjedhor për organet e reja drejtuese të shoqatës.
Pas paraqitjes së raportit të punës dhe raportit financiar nga arkëtari Sabedin Selmani, kuvendarët votuan për zgjedhjen e kryesisë së re.
Në këtë kuvend u zgjodh:
• Dr. Alida Ramaj – Kryetare e Shoqatës
• Nexhmedin Avdija – Sekretar
• Valentina Hasanaj – Arkëtare
Gjithashtu, u zgjodhën edhe udhëheqësit e komisioneve të shoqatës:
• Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport: Blerim Ramadani dhe Isat Kelmendi
• Komisioni i Gruas: Hamide Haziri
• Komisioni për Integrim: Teuta Gashi Kryeziu
• Komisioni për Informim: Arben Ramaj
Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga Komisioni Zgjedhor, i përbërë nga Mark Prenkaj, Granit Merseli dhe Enver Qorraj. Gjatë përzgjedhjes së kryesisë së re, rëndësi e veçantë iu kushtua përfaqësimit gjithëpërfshirës nga të gjitha trojet shqiptare.
Veçohet fakti se në kryesinë e re prej 15 anëtarësh, 8 janë gra, duke reflektuar angazhimin e shoqatës për barazi dhe përfshirje.
Anëtarët e Kryesisë së re janë:
1. Dr. Alida Ramaj
2. Nexhmedin Avdija
3. Valentina Hasanaj
4. Teuta Gashi Kryeziu
5. Hamide Haziri
6. Blerim Ramadani
7. Isat Kelmendi
8. Arben Ramaj
9. Mikel Hasanaj
10. Arbenita Zeka Surdulli
11. Merita Tahiri Mustafa
12. Sabedin Selmani
13. Harun Ferati
14. Fatime Sokoli
15. Xhejlane Kelmendi
Në vijim, Kuvendi zgjodhi edhe Komisionin e ri të Revizionit, në përbërje:
• Mark Prenkaj
• Besim Krasniqi
• Rexhep Mustafa
Kryetarja e deritanishme e Shoqatës, Arbenita Zeka Surdulli, në fjalën e saj përshëndetëse, shprehu mirënjohje të veçantë për punën e palodhur dhe kontributin me vlera kombëtare të kryesisë, anëtarëve, sponsorëve dhe mbështetësve të shoqatës ndër vite.
Kuvendi u përcoll medialisht nga Granit Merseli, drejtor i kreativ MG Studio.
Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” Bern vazhdon angazhimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, gjuhës dhe vlerave kombëtare shqiptare në Zvicër.
Me respekt
Kryesia e SHKSH “Bashkimi” Bern 










