S T A T U T I
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE ,,BASHKIMI”
OSTERMUNDIGEN
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
1.1. Emri i Shoqatës është: „SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE – BASHKIMI“ – në tekstin e
mëtejmë Shoqata.
1.2. Shoqata është bashkim i lirë dhe i pavarur i qytetarëve shqiptarë dhe të tjerë.
1.3. Shoqata nuk ushtron veprimtari fitimprurëse dhe vepron në përputhje me nenin 60
të Kodit Civil Zviceran.
1.4. Selia e Shoqatës është në Komunën e Ostermundigenit, Kantoni i Bernit.
1.5. Shoqata ka statutin dhe logon e vet.
II. QËLLIMI DHE FORMAT E VEPRIMTARISË SË SHOQATËS
Neni 2
2.1. Shoqata krijohet dhe vepron duke patur si qëllim themelor të bashkojë potencialin kulturor
shqiptar në Ostermundigen dhe më gjërë dhe atë ta vëjë në shërbim të çështjes kombëtare
si dhe integrimin në shoqërinë Zvicerane.
a) Këto synime ajo i sendërton nëpërmjet organizimit dhe zhvillimit të veprimtarive
kulturore, arsimore, artistike, sportive, etj.
b) Për të realizuar programin e saj, Shoqata është e hapur dhe bashkëpunon me të
gjithë përfaqësuesit e ligjshëm të shqiptarëve në trevat etnike, me përfaqësuesit komunal
e më gjërë të shtetit Zviceran si dhe me subjektet apo shoqatat e organizuara shqiptare në
Zvicër dhe shoqatat simotra.
III. ANËTARËSIMI DHE HUMBJA E ANËTARËSISË
Neni 3
3.1. Anëtar i SHKSH “BASHKIMI” mund të jetë çdo qytetarë që pranon statutin, paguan
kuotizacionin e anëtarësisë dhe kontribuon në mbarëvajtjen e punës së shoqatës.
3.2. Kuvendi mund të shpallë anëtarë nderi personat që kanë merita të posaçme për
mbarëvajtjen e punës, apo ata që me anëtarësimin e tyre i bëjnë nder shoqatës.
3.3. Shuarja e anëtarësisë bëhet:
a) me vdjekjen e anëtarit.
b) me dëshirën për t’u larguar prej shoqatës.
c) nëse anëtari nuk ka paguar kuotizacionin vjetor ( 2 vjet )
d) pezullimi i anëtarit me vendim të kryesisë.
- TË DREJTAT DHE DETYRAT E ANËTARËVE TË SHOQATËS Neni 4
4.1. Anëtari i shoqatës ka të drejtën:
a) të marrë pjesë në seancat e rregullta dhe të jashtëzakonshme të kuvendit të shoqatës.
b) të shprehë lirshëm mendimin rreth çështjeve përkatëse në kuadrin e programit
dhe të statutit të shoqatës.
c) të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet e shoqatës.
d) të jetë bartës i veprimtarive të shoqatës.
4.2. Përgjegjësia e anëtarëve:
Anëtarët e shoqatës duhet të respektojnë kodeksin e shoqatës, në të kundërtën i
nënshtrohen procedurës për përjashtim nga ajo.
a) Anëtari i cili me deklaratat dhe sjelljet e tij e pengon mbarëvajtjen e punës së shoqatës, i
nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore para kryesisë e cila në rast nevoje bën pezullimin e tij
në bazë të nenit 3.3. pika d. të stautit të shoqatës.
V. ORGANET E SHOQATËS
Neni 5
5.1. Organet e shoqatës janë:
a) Kuvendi i shoqatës
b) Kryesia
c) Komisioni i kontroll-revizionit
d) Komisione të ndryshme
5.2. Organet e shoqatës (pika b. dhe c.), për punën e tyre i përgjigjen kuvendit të shoqatës
kurse pika d. i pergjigjet Kryesisë.
VI. KUVENDI I SHOQATËS
Neni 6
6.1. Kuvendi i shoqatës është organi më i lartë i SHKSH ”BASHKIMI”. Ai përbëhet nga të
gjithë anëtarët.
Të drejtat e patjetërsueshme të kuvendit të shoqatës janë:
a) miratimi ose ndryshimi i statutit.
b) zgjedhja e kryesisë me mandat dyvjeçar.
c) zgjedhja e komisionit të kontroll-revizionit, poashtu me mandat dyvjeçar
d) miratimi i veprimtarisë financiare, buxhetit vjetor dhe raportit vjetor të komisionit të
kontroll-revizionit.
e) shkarkimi i kryesisë dhe komisionit të kontroll-revizionit.
f) caktimi i kuotizacionit vjetor të anëtarësisë.
g) marrja e vendimeve për çështje që nuk përfshihen në kompetencat dhe të drejtat e
organeve të tjera të shoqatës.
6.2. Kuvendin e shoqatës e drejton kryetari i kryesisë ose në mungesë të tij, njëri nga anëtarët
e kryesisë. Për raste të veçanta,kuvendi mund të caktojë drejtuesin e vet enkas për
mbledhjen përkatëse.
6.3. Kuvendi i rregullt i shoqatës mbahet çdo dy vjet.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i shoqatës mund të thirret në rast se 1/3 e anëtarëve i
paraqesin kërkesën kryesisë.
6.4. Vendimet e zakonshme të kuvendit merren pasi për to ka votuar shumica absolute e
pjesëmarrësve. Ndërsa vendimet për ndryshimin e statutit dhe për shpërndarjen e
shoqatës duhet të merren me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm.
6.5. Zgjedhja dhe emërimi i të gjitha organeve të shoqatës bëhet me vota të fshehta.
Neni 7
VII KRYESIA
7.1. Kryesia përbëhet nga kryetari, sekretari, arkëtari dhe dhjetë anëtarë.
7.2. Kryesia, në mbledhjen e saj të parë emëron kryetarin, sekretarin, arkëtarin dhe
cakton detyrat për secilin anëtar.
7.3. Kryesia e ngushte dhe kryetaret e komisioneve zgjidhen me mandat dyvjeçar. Anëtarët e zgjedhur kane te drejte rizgjedhje vetem nje here. Në rast dorëheqjeje të anëtarit të kryesisë, zgjidhet anëtar i ri nga kryesia.
7.3.1 Mundesisht gjate zgjedhjeve te anetareve te kryesise te jenë te perfshire qytetare nga te gjitha trojet shqiptare.
7.4. Mbledhjen e kryesisë kanë të drejtë ta thërrasin kryetari ose të paktën tre anëtarë të saj.
7.5. Vendimet e kryesisë janë të vlefshme vetëm kur është e pranishme shumica e
anëtarëve të saj.
7.6. Kryesia harton regulloren e brendshme të funkcionimit të shoqatës dhe projekt- programin
e saj periodik.
7.7. Në funkcion të shoqatës, me aprovim të kryesisë mund të bëhen aplikime për
projekte të ndryshme
Për veprimet financiare në emër të shoqatës, personat e autorizuar për të nënshkruar
me të drejtë kolektive janë arkëtari dhe dy anëtarë të kryesisë.
Neni 8
VIII KOMISIONI I KONTROLL – REVIZIONIT
8.1. Kuvendi i përgjithshëm cakton komisionin e kontroll-revizionit që përbëhet prej 3 anëtarëve,
të cilët edhe i zgjedh vet.
Neni 9
IX KOMISIONE TË NDRYSHME
9.1 Komisionet e ndryshme të shoqatës janë:
a) Komisioni për arsim, kulturë, aini dhe sport
b) Komisioni për integrim
c) Komisioni gruas
d) Komisioni për informim
9.2 Komisionet zgjedhen nga kryesia.
9.3 Kryetari i komisionit është edhe anëtarë i kryesisë.
9.4 Numri i anëtarëve të komisionit është i pakufizuar, mvaret nga aktiviteti dhe shtrirja e tij.
9.5 Komisionet kane te drejte te organizojne aktivitete te ndryshme, psh. Kurse apo aktivitete sportive, muzikore dhe edukative. Udheheqesit e ketyre aktiviteteve zgjidhen nga kreysia, dhe ate se paku 2 anetare me te drejta dhe pergjegjesi te njejta.
9.6 Programi i punës i formuluar nga komisionet duhet të aprovohet nga kryesia e shoqatës.
9.7 Veprimet që bien në kundërshtim me programin dhe statutin e shoqatës dhe veprimet pa
vendimin e kryesisë janë të dëmshme për shoqatën prandaj kryesia me shumicë votash ka
të drejtë të pezulloi punën e komisionit dhe të shkarkoi udhëheqësinë e saj.
Neni 10
X MJETET FINANCIARE
10.1. Burimet financiare janë:
a) kuotizacionet e anëtarëve.
b) dhuratat dhe trashëgimet nga personat fizikë e juridikë të destinuara për mbarëvajtjen e
punës së shoqatës.
c) të ardhurat që sigurohen nga shfaqjet, veprimtaritë sportive e të tjera.
10.2. Të gjitha këto burime derdhen në xhirollogarinë e shoqatës.
Neni 11
XI SHUARJA E SHOQATËS
11.1 Shuarja e veprimtarisë së shoqatës bëhet me vendim të Kuvendit.
Neni 12
XII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
12.1. Ky statut është miratuar nga Kuvendi themelues i rregullt me datë 12 shtator 2009
dhe hyn në fuqi ditën e regjistrimit të shoqatës në organet përkatse.
12.2. Revidimi u realizua në Kuvendin e dytë të punës të mbajtur më 1.09.2018.
Ostermundigen, 01.01.2022
Kryetar Sekretar Arkëtar
Sead Surdulli Ibrahim Bajraktari Bashkim Gashi