Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” i bashkon si gjithmonë shqiptarët e të gjitha Trojeve në” Mundige Fescht”. Nuk mund ti mungonte kësaj feste dhe Stenda Informuese me Flyer dhe Flamuj dhe Informata mbi Shoqaten.
Këtë herë ishte menduar edhe per mireqenien e bashkekombesave duke ju ofruar akullore në këto ditë të nxehta dhe duke sjellë Aromë Vendlindje për këdo shqiptar që ndodhej në këtë festë.
Patëm nderin te kishim të pranishëm në Stendën Informative dhe kryetarin e Komunës në Ostermundigen Z. Thomas Iten i cili na përgëzoj për punën dhe kontributin tonë.
Muaj të mbarë dhe shëndet janë urimet e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi drejtuar shqiptarëve kudo ku janë dhe mirë u takofshim në takimet e radhës.
Falenderime te veçanta i dedikohet Z. Granit Merseli drejtor i MG Kreativ Studio i cili dokumentoj edhe kësaj here aktivitetin e shoqatës ashtu siç eshte me së miri.
Me respekt kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi