KUVENDI ZGJEDHOR
Të nderuar/a anëtarë/e, mbështetës, kontribues, sponzor, gjeneratë e re
Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI në Bern, bazuar në statutin e saj do ta zhvillojë Kuvendin e
7-të zgjedhor.
Datë: 02.07.2024, e martë,
Ora: 18:15
Vendi: Zivilschutzzentrum (ZSZ), Steinbruchweg 7, 3072 Ostermundigen
Të gjithë anëtarët, të interesuarit ftohen përzemërsisht të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ku do të raportohet për punën dyvjeçare të udhëheqjes aktuale.
Kuvendi do të zgjedh edhe kryesinë e re të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi në Bern.
Të drejtë vote kanë të gjthë anëtarët, që paguajnë anëtarësinë për vitin kalendarik 2024 deri në ditën e kuvendit zgjedhor. Ju ftojmë të antarësoheni, përmes QR-KOD të poshtëshënuar.
Pikat e rendit të ditës:
18:15 – 19:00 Pritja dhe regjistrimi i pjesmarrësve
19:00 – 19:10 Hapja e Kuvendit; fjala e kryetarit të SHKSH- Bashkimi Bern
19:15 – 19:25 Caktimi i Komisionit zgjedhor, verifikues dhe procesmbajtje
19:30 – 19:35 Prezantimi i kryesisë aktuale dhe komisionit të revizionit
19:35 – 20:00 Raportimi i punës nga katër komisionet dhe raporti financiar
20:00 – 20:15 Pushim
20:15 – 20:40 Zgjedhja e kryesisë së re (votojnë vetëm anëtarët e SHKSH Bashkimi)
20:40 – 20:45 Zgjedhja e komisionit të revizionit
20:45 – 20:50 Fjalimi përmbyllës nga kryesia e re
20:50 – 21:30 Koktej (Apèro)
Propozimi për kandidat/e për kryesinë e re mund të bëhet në formë elektronike ose me shkrim deri 24 orë para mbajtjes së kuvendit zgjedhor, në info@bashkimi-bern.ch
Adresa:
Zivilschutzzentrum (ZSZ)
Steinbruchweg 7
3072 Ostermundigen
Me respekt
Kryesia e SHKSH Bashkimi Bern
Anëtarësia 2024 / CHF 60.-